Bonaventura i thotë lamtumirë Milanit: Kam jetuar një ëndërr!

Bonaventura i thotë lamtumirë Milanit: Kam jetuar një ëndërr!

12:23, 05/08/2020

Aventura e Giacomo Bonaventura te skuadra e  Milanit ka përfunduar dhe përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, "Jack" dëshironte të përshëndeste klubin dhe tifozët me një mesazh të gjatë e të përzemërt, të shoqëruar me video: "Faleminderit. Kam përjetuar një ëndërr. Vitet e kaluara në Milano kanë qenë një përvojë e paharrueshme. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam ndarë këtë aventurë fantastike: presidentë, menaxherë, trajnerë, shokë të skuadrës, mjekë dhe fizioterapistë. Faleminderim gjithashtu për të gjithë ata që punojnë "prapa skene" në Milano, ata janë motori i vërtetë i Milanit, falë tyre ndjehemi si shtëpi çdo ditë, faleminderit të gjithë tifozëve të Milanit që na kanë mbështetur gjithmonë, në momentet më të mira dhe  të vështira: gjëmimi i "San Siros" është diçka e veçantë, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time !!".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco