Skuadra e njohur italiane interesohet për Elseid Hysajn

Skuadra e njohur italiane interesohet për Elseid Hysajn

11:09, 05/08/2020

Situatë e trazuar për Elseid Hysajt te skuadra e Napolit. Mbrojtësit shkodran i përfundon kontrata sezonin e ardhshëm dhe deri më tani nuk ka asgjë konkrete përsa i përket rinovimit.

Hysaj ka zhvilluar paraqitje të mira me napoletanët që kur në stolin e këtyre të fundit u ul Gennaro Gattuso, mirëpo ai akoma nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga ta.

Sevillia dhe Roma janë dy klubet e para, që kanë hedhur kandidaturën për të transferuar kapitenin e kombëtares sonë, teksa në këtë listë shtohet edhe një tjetër emër. “Sky Sport” raporton se Torino është në kërkim të shërbimeve të Hysajt, madje e ka vendosur në majë të objektivave të kësaj vere.

Klubi “Granata” po tenton të krijojë një skuadër më kompetitive dhe që nga sezoni i ardhshëm tenton të zërë një vend në Kupat e Europës. Napoli nga ana e tij kërkon rinovimin e Hysajt, por shkodrani ende nuk e ka dhënë një përgjigje. Në rast se Hysaj largohet, Napoli do të sjellë në “San Paolo” Davide Faraonin e Hellas Veronës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco