Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Rikthehet Europa League/ Sot zhvillohen 4 ndeshje, vëmendja te Inter - Getafe

Rikthehet Europa League/ Sot zhvillohen 4 ndeshje, vëmendja te Inter - Getafe

09:54, 05/08/2020

Sot do të zhvillohen 4 ndeshje në këtë kompeticion, 3 prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e vajtjes përpara se sa futbolli të ndalej, ndërkohë që Inter-Getafe që është edhe dueli më interesant i ditës do të luhet me një ndeshje teke në Gelsenkirchen për të përcaktuar se cila skuadër edhe skuadrën çerekfinaliste.

Ziklatrit mbyllën një edicion përgjithësisht pozitiv ku u renditën në vendin e dytë në Serinë A me një pikë më pak se kampionët e Juventusit, ndërsa nga ana tjetër Getafe nuk ruajti ecurinë pozitive, pas rikthimit të La Ligas, ku në 11 ndeshjet e fundit grumbulloi vetëm 8 pikë, duke zbritur nga vendi i 4-rt në të 8-tin.

Për sa i përket ndeshjes, trajneri i skuadrës italiane, Antonio Conte, ka në dyshim skemën me të cilën do të luaj (3-5-2 apo me 3-4-1-2). Sanchez i rrezikon vendin Lautaros, ndërsa ka balotazh mes Skriniar e Godin në mbrojtje.

Ndërsa nga ana tjetër, Bordalas do t’i besojë në sulm eksperit Jorge Molina dhe Jaime Matës. Një duel i gjithi për tu ndjekur në Gelsnekirchen.

Manchester United ka një  takim miqësor ndaj Lask Linz. Skuadra e Solskjaer ka fituar 0-5 sfidën e parë në Austri dhe duhet thjesht të zhvillojë një ndeshje formale për të vijuar më tej në çerekfinalet e kompeticionit.

Interesante është sfida mes Copenhagen dhe skuadrës së sapo shpallur kampione e Turqisë Istanbul Basaksehir. Ndeshja e parë e zhvilluar në mars përfundoi 1-0 në favor të ekipit turk pas golit të Viscës, një rezultat që mban gjithçka të hapur në takimin  e kthimti në Telia Parken të Copenhagenit.

Shakhtar Donetsk ka kryer një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në “Volksvagen Arena”  përballë Ëolfsburg. Tashmë kampionëve të Ukrainës U duhet vetëm pak kujdes në Olimpiski të Kievit  për të qënë në çerekfinalet e Uefa Europa Leagues.

Të 4-ta këto sfida të ndara në dy fasha oraresh, 18:55 dhe 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco