PSG: Thomas Tuchel gjen zëvendësuesin e Thiago Silvas

PSG: Thomas Tuchel gjen zëvendësuesin e Thiago Silvas

08:54, 05/08/2020

Merkato e verës për Paris Saint-Germain deri në këto moemte është mjaft e qetë. Leonardo dhe skuadrat e tij tashmë kanë ushtruar të drejtën e blerjes së Mauro Icardit, duke siguruar kështu shërbimet e argjentinasit për vitet në vazhdim. Por para se të shohim blerje të reja nga parisienët, do të duhet të presim deri në fund të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, disa emra po përfilten si blerje të mundshme nga PSG. Të gjithë e dimë se priten përforcime në mbrojtje nga klubi francez. Dhe emri që lakohet më së shumti për një transferim te PSG është ai i mbrojtësit të Bayern Munich David Alaba.

Trajneri i parisienëve, Thomas Thuchel e sheh 28 vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Thiago Sivas që pritet të largohet nga francezët pas përfundimit të ndeshjeve në Ligën e Kampioneve.

Mbrojtësi austriak ka aftësinë të luaj si qendër mbrojtës apo në anë të saj ose në një pozicion më të përparuar në mesfushë. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021 dhe informacioni në lidhje me një zgjatje të mundshme është pak kontradiktor. Mbetet për tu parë...

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco