Mesazh emocionues i Cristiano Ronaldos për lamtumirën e Iker Casillas!

Mesazh emocionues i Cristiano Ronaldos për lamtumirën e Iker Casillas!

08:37, 05/08/2020

Ish-portieri i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillias njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, e cila mori komente të shumta nga ndjekësit dhe personalitetet e sportit, siç është edhe rasti i Cristiano Ronaldos.

CR7 dhe Casillias kanë luajtur për shtatë sezone me fanellën e Real Madrid së bashku. Dhe padyshim që largimi nga futbolli i një legjende siç është Casillias nuk mund të kalonte pa një mesazh nga sulmuesi portugez.

" Krenari që kam ndarë momente të shkëlqyera me ty," tha Cristiano Ronaldo drejtuar ish-partnerit të tij. Të dy ngritën trofe të shumtë së bashku te Reali siç është Champions League (1), një Super Kupë Evrope, një Kupë Bote për Klube, dy Copa del Rey dhe një La Liga.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco