Edinson Cavani nuk mund t’i rezistojë ofertës së Benficës

Edinson Cavani nuk mund t’i rezistojë ofertës së Benficës

23:32, 04/08/2020

Edinson Cavani është gati të përjetojë një etapë të re të karrierës së tij europiane.

Pasi ndau rrugët me Paris Saint Germain, sulmuesi uruguaian ishte në kërkim të një tjetër sfidë në Europë, u fol madje edhe për një kthim në Uruguai, por qendërsulmuesi ka dëshirë të luajë ende në nivele të larta.

Gjatë merkatos së janarit, si Interi ashtu dhe Atletico e Madridit kishin bërë një sondazh për sulmuesin dhe pista më e nxehtë dukej ajo madrilene, por në orët e fundit në skenë ka dalë Benfica, që i ka propozuar lojtarit një kontratë njëvjeçare prej 2.5 milionë eurosh, plus 8 milionë të tjera në dorë në momentin e firmës.

Lajmi jepet nga e përditshmja portugeze “A Bola”, që shkruan me optimizëm për një përfundim pozitiv të operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco