Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ibrahimovic pranë rinovimit me Milanin

Ibrahimovic pranë rinovimit me Milanin

18:05, 04/08/2020

Zlatan Ibrahimovic dhe Milani janë edhe më pranë rinovimit të marrëveshjes.

Paolo Maldini një ditë më parë ishte shprehur për “një negocim jo të lehtë, por qëllimi i palëve është të vazhdojmë së bashku” dhe në fakt janë ndërmarrë hapa të tjerë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Mino Raiolan.

Suedezi kërkon të vlerësohet ekonomikisht, pasi ka treguar se di të ndryshojë fytyrën e ekipit dhe të jetë në gjendje të japë një kontribut vendimtar në rritjen e personalitetit të shokëve të skuadrës.

Kërkesa e Ibras është rreth 6 milionë euro neto në sezon, ndërsa Milani mendon më shumë për një bazë fikse prej 4-5 milionësh, plus bonuset, të lidhura me arritjet personale (golat, numri i paraqitjeve etj., e veçanërisht kualifikimi në Ligën e Kampionëve), në mënyrë që të tejkalojë edhe gjashtë milionë.

Sapo të mbyllet çështja “Ibrahimovic”, kuqezinjtë dhe Raiola gjithashtu do të fillojnë të flasin për çështjen “Donnarumma”.

Një situatë më pak urgjente, duke marrë parasysh që kontrata e portierit do të skadojë në vitin 2021, por jo më pak e rëndësishme për të konfirmuar dy skajet e shtyllës kurrizore të “Djallit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco