Kukësi zyrtarizon përforcimin e dytë në merkato, vjen nga Austria

Kukësi zyrtarizon përforcimin e dytë në merkato, vjen nga Austria

15:15, 04/08/2020

Kukësi ka bërë përforcimin e dytë në merkaton e kësaj vere. Verilindorët kanë afruar në skuadër 23-vjeçarin, Albin Gashi i cili vjen nga Austria dhe ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin që tashmë drejtohet nga Skënder Gega. Gashi ka dalë nga akademia e gjigandëve austriakë të Rapidit të Vjenës ndërsa në sezonin e fundit është aktivizuar me Florisdorfer në kategorinë e dytë teksa është aktivizuar në 22 takime duke realizuar dhe 2 gola.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Albin Gashi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Gashi e ka nisur karrierën e tij në kampionatin austriak, ku edhe ka lindur. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës duke qenë edhe prodhim i akademisë austriake dhe së fundmi ishte pjesë e Floridsdorferit po në Austri.

 

Gashi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në të kaluarën, Gashi ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Austrisë për mosha, duke u paraqitur me Austrinë U16 (12 ndeshje, 4 gola), Austrinë U17 (10 ndeshje), Austrinë U18 (4 ndeshje, 3 gola) dhe Austrinë U19 (6 ndeshje, 1 gol).

 

Gashi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Gashi!

 

Ndërkohë nga Kukësi ka zyrtarizuar largimin një tjetër futbollist pikërisht portieri Ilir Avdyli, i cili me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco