Milan - Ibrahimovic, gati rinovimi: detajet

Milan - Ibrahimovic, gati rinovimi: detajet

14:44, 04/08/2020

Lamtumira e Zlatan Ibrahimovic dukej e sigurt deri para disa javësh, por me konfirmimin e Piolit dhe mos ardhjen Rangnick, i cili nuk do ta dëshironte suedezin në ekip, skenari ka ndryshuar dhe tani rinovimi i tij është çështja kryesore te klubi i Milanit. Edhe drejtori, Ivan Gazidis është i bindur për rëndësinë e një personi si Ibra në skuadër, udhëheqës i padiskutueshëm në fushë dhe gjithashtu jashtë saj.

Milani dhe Mino Raiola, agjenti i suedezit, janë në kontakt të vazhdueshëm për të përcaktuar detajet përfundimtare të zgjatjes së kontratës sw sulmuesit që ka treguar se mund të bëjë ende diferencën në Serie-A. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit Lombard i kanë paraqitur Ibras një kontratë modulare me shumë shpërblime: klubi kuqezi ofron një pagë prej 4.5 milionë eurosh plus shpërblime që do t’i lejonin suedezit të fitonte mbi 7 milionë euro për sezonin 2020/2021. Këto janë shpërblime që lidhen me objektivat personale dhe të skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco