Iker Casillas: Ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës tërhiqet nga futbolli

Iker Casillas: Ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës tërhiqet nga futbolli

14:16, 04/08/2020

Legjenda e futbollit spanjoll, Iker Casillas fitoi Euro 2008, Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012. Portieri i stërvitur te Real Madrid dhe me të cilin luajti deri në vitin 2015, fitoi 5 La Liga dhe 3 Champions League me “Los Blancos”. Më pas u largua për te Porto, 39-vjeçari nuk ka luajtur më shumë se një vit me klubin portugez për shkak të një problemi në zemër.

Image

Kandidat për presidencën e Federatës Spanjolle, ai zyrtarisht ditën e sotme “vari këpucët në gozhdë”. Një zgjedhje logjike dhe e pritshme për një nga portierët më të mirë të shekullit XXI. "Gjëja e rëndësishme është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni drejt të cilit ju drejton, sepse ai me punë dhe përpjekje, vjen vetë dhe unë mendoj se mund të them, pa hezitim, se ka qenë shtegu dhe destinacioni i ëndrrave, ” shpjegoi Casillias në një njoftim për shtyp.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco