Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Karim Benzema dëshiron të bëhet një luftëtar i arteve marciale

Karim Benzema dëshiron të bëhet një luftëtar i arteve marciale

13:56, 04/08/2020

Benzema zhvilloi sezonin më të mirë në karrierën me fanellën e Real Madrid, duke shënuar 21 gola dhe 8 asiste në La Liga. Burimet e frymëzimit ose idhujt, sulmuesi francez përmendi Ronaldon, Michael Jordan dhe Mike Tyson si modelet e tij. Si një tifoz i madh i sporteve luftarake, Benzema pranoi se ishte një tifoz i madh i legjendës Amerikane, i cili gjithashtu po përgatitet për një rikthim në ring në moshën 54 vjeçare.

Në një video në kanalin e tij në Youtube , Fouad Ezbiri, kampion i kikboksit dhe mik i lojtarit, e pyeti nëse ndjehej i aftë të hynte në një ring të paktën një herë. Dhe përgjigjja nuk lë dyshime për pasionin e tij: Unë e dua sportin luftarak, më pëlqen të stërvitem. Pas futbollit pse të mos stërvitem me ju për gjashtë muaj dhe nëse mendoni se mund të jem gati për një luftë, për mua nuk ka asnjë problem. Jam gati për të. Mike Tyson është legjenda, që e kam shikuar me admirim dhe gjithmonë në rrugë, me shokët, kam bërë lëvizjet e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco