Largohet zyrtarisht nga Lokomotiva, Kastrati: Nuk është e lehtë të lësh familjen

Largohet zyrtarisht nga Lokomotiva, Kastrati: Nuk është e lehtë të lësh familjen

12:51, 04/08/2020

Sulmuesi, Lirim Kastrati i ka dhënë zyrtarisht fund aventurës së tij me klubin e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci.

Në një postim në llogarinëe tij, Kastrati shkruan se nuk është e lehtë të largohesh nga familja, pasi për të Lokomotiva është konsideruar si shtëpi e dytë.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të lësh familjen, të shkosh larg shtëpisë. Këto vite te Lokomotiva ishin në familje, në shtëpinë time të dytë. Faleminderit për çdokënd që më ka ndihmuar në këtë udhëtim timin. Kurrë nuk do t’ju harroj dhe gjithmonë do të kthehem i lumtur në Kajzerica.

Tani është koha për sfida të reja, beteja dhe fitore të reja. Iki krenar për gjithçka kemi realizuar së bashku dhe ju uroj fat sezonin e ri. Gjithmonë atje për ju! I juaji, Lirimi”, shkruan sulmuesi i kombëtares së Kosovës në rrjetet sociale.

Futbollisti i Kosovës do t’i bashkohet klubit më të madh kroat, Dinamo Zagreb, nga edicioni i ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco