Vizita misterioze e agjentit të Rashicës në Milano. Çfarë po ndodh!?

Vizita misterioze e agjentit të Rashicës në Milano. Çfarë po ndodh!?

10:54, 04/08/2020

Ditën e djeshme u përfol në media se, Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën te klubi i Milanit në Serie-A.

Sipas “Bild”, në Milano dy ditë më parë, ka patur një takim mes agjentit të sulmuesit kosovar, Altin Lala dhe drejtuesve të klubit kuqezi.

Mirëpo diçka të tillë nuk e ka pohuar, Lala. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është kontaktuar nga “Milannews.it”, dhe e ka mohuar lajmin e dalë në media.

Altin Lala ka qenë 2 ditë më parë në Milano, pasi ai ka postuar një foto në Instagram nga qytetit Italian. Por në qendër të Milanos ndodhet hoteli i quajtur “Ata Executive”, ku mblidhen të gjithë agjentët apo drejtorët sportiv për të depozituar kontrata e futbollistëve që kalojnë nga njëri klub në tjetrin, dhe nuk mund të jetë çudi që Lala mund të ketë qenë në këtë hotel për të biseduar me ndonjë drejtues të një ekipi tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco