VIDEO/ Agolli fantastik në SHBA, shënon një supergol nga goditja e dënimit

VIDEO/ Agolli fantastik në SHBA, shënon një supergol nga goditja e dënimit

09:32, 04/08/2020

Ansi Agolli vazhdon të bëjë paraqitje të mira te skuadra amerikane e Nju Jork Kozmos, ku aktivizohet prej më shumë se një viti.

Mbrojtësi i majtë, së fundmi ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”.

Nju Jork Kozmos militon në ligat e ulëta në Amerikë, teksa së fundmi janë përballur me Nju Amsterdam. Pikërisht golin e vetëm për Nju Jork Kozmos e shënoi futbollisti shqiptar, gol i cili ishte me të vërtetë spektakolar për nga mënyra e ekzekutimit.

Agolli tregon edhe njëherë se mosha për të është thjesht një numër, ku pavarësisht se është 37 vjeç, vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco