Manchester United dhe Jadon Sancho pranë një marrëveshje në parim

Manchester United dhe Jadon Sancho pranë një marrëveshje në parim

09:06, 04/08/2020

Duket se Manchester United e do me patjetër transferimin e Jadon Sancho. Sipas medieve angleze “Djatë e kuq” kanë rënë dakord të paguajnë çmimin e kërkuar nga Borussia Dortmund për talentin anglez. Klubi gjerman kërkon 120 milion €.

Por mes palëve është rënë dakord që fillimisht të paguhen 70 milionë € dhe më pas 50 milionë € e tjera.

Transferimi është gjithnjë e më pranë, veçanërisht pasi “Sky Sports” zbulon se së shpejti do të gjendet një marrëveshje në parim midis United dhe futbollistit 20-vjeçar anglez.

Të dy palët do të bien dakord mbi bazën e një kontrate 5-vjeçare, por detajet duhet të punohen ende përpara se të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco