CFR Cluj dominon kampionatin rumun, shpallet kampion për herë të tretë radhazi

CFR Cluj dominon kampionatin rumun, shpallet kampion për herë të tretë radhazi

22:31, 03/08/2020

CFR Cluj fiton titullin kampion për herë të 3-të rresht dhe për herë të 6-të në historinë e futbollit rumun.

Skuadra e drejtuar nga Dan Petrescu triumfoi me shifrat 1-3 në përballjen direkte ndaj Universitateas së Craiovës në transfertë, edhe pse vendasve mund t’u mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për të shpresuar te fitorja në sfidën e prapambetur ndaj Astras që do t’u jepte titullin.

Por në këtë sfidë direkte ku luhej përveç titullit kampion edhe për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, Cluj u shfaq superior dhe fitoi 3-1 me përmbysje me golat e Vinicius, Boli dhe Deac.

Me këtë fitore Cluj u ngjit në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë se Universitatea që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Zgjidhet në këtë mënyrë çështja e titullit kampion për sezonin 2019-2020 edhe në një kampionatet e pakta që kishte mbetur pa u zgjidhur pikërisht në Rumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco