Myrto Uzuni largohet nga Lokomotiva Zagreb: I lumtur për kualifikimin historik në Champions

Myrto Uzuni largohet nga Lokomotiva Zagreb: I lumtur për kualifikimin historik në Champions

22:04, 03/08/2020

Me humbjen 1-0 në finalen e Kupës së Kroacisë ndaj Rijekas të shtunën, Myrto Uzuni mbylli aventurën e tij me Lokomotivën e Zagrebit.

Edhe pse nuk arriti të fitonte dot asnjë trofe, ky sezon ishte vërtet fantastik për sulmuesin shqiptar që i mbështetur edhe nga bashkëkombësit e tij arriti ta çonte skuadrën kryeqytetase për herë të parë në histori në paraeliminatoret e Champions League.

Tashmë Uzuni do të nisë një eksperiencë të re në Budapest me kampionët e Hungarisë, Ferencvaros, që pagoi 1,8 milionë euro për kartonin e tij.

Përpara se të largohej nga Lokomotiva, 25-vjeçari i Kombëtares shqiptare i ka falenderuar të gjithë në klub për këto 2 vite të mrekullueshme.

“Me këtë postim dua të falënderoj çdokënd te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët ishin pjesë e udhëtimit tim në këto dy vite. Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të luaja këtu, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit. Falënderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë. Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës. Jam i gëzuar që ndihmova skuadrën me golat e shënuar dhe asistet që dhurova për shokët. Urimet më të mira”, shkruan Myrto Uzuni në profilin e tij në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco