FOTO/ Kukësi i nis përforcimet nga porta

FOTO/ Kukësi i nis përforcimet nga porta

19:08, 03/08/2020

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar lëvizjen e parë në merkaton e futbollistëve duke afruar në radhët e tij një portier të ri.

Verilindorëve pritet t’i largohet Ilir Avdyli dhe për këtë arsye, kanë menduar që të përforcojnë alternativat në katërkëndor ku titullar për momentin cilësohet Xhika.

Emri i ri në skuadër është 20-vjeçari Angelo Tafas, i cili ka dalë nga akademitë e futbollit grek, ndërsa ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin verilindor. Sigurisht, para se të regjistrojë futbollistin, klubi pret përgjigjen nga KAS i Lozanës, për çështjen e bllokimit të merkatos si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj Filip Zderiç.

Në njoftimin e klubit verilindor shkruhet: “Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

Tafa ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbulluar edhe nga Christian Panucci me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini. Mirësevjen Angelo”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco