Me një shkrim përshëndetës e emocionues, Albi Doka i thotë 'mirupafshim' Tiranës

Me një shkrim përshëndetës e emocionues, Albi Doka i thotë 'mirupafshim' Tiranës

14:16, 03/08/2020

Mbrojtësi, Albi Doka i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij me skuadrën e Tiranës.

Në një postim të bërë në Instagram, Doka shkruan se erdhi momenti të ndahet me ekipin ku e nisi karrierën si futbollist që në fëmijëri. Megjithatë 23 vjeçari theksoi se kjo nuk është një lamtumirë, por mirupafshim.

Image

“Faleminderit Tirona ime. E nisa qe femije me keto ngjyra, me mendjen per te punuar, per te arritur te perfaqësoja denjesisht kete bluze. Arrita me shume pune, sakrifice dhe shume pasion te perfaqesoja qytetin e Tirones dhe ekipin bardheblu. Jam shume krenar per kete arritje.

Fitova me moshat dhe pastaj gjithçka me ekipin e pare. Eshte shume e vështirë per mua ta them, por erdhi momenti te ndahem nga ngjyrat e ekipit te zemres, te ndahem nga tifozet bardheblu,” shkruan 23-vjeçari krahas videos në “Instagram”.

Image

“Dua te falenderoj Presidentin Refik Halili që ka qenë si një prind për mua, Klubin e Futbollit Tirana per mundesine që me dha te arrija ne keto nivele, falënderoj te gjithe trajnerët dhe veçanërisht profesor Egbonë dhe bashkelojtaret qe kemi luajtur nder vite.

Falënderoj edhe familjen time per mbeshtetjen e madhe. Sigurisht dua te falënderoj perzemersisht tifozerine me te zjarrte ne bote, ate bardheblu. Nuk eshte nje Lamtumire, por nje Mirupafshim!”, mbyll Doka në postimin e tij.

Kujtojmë që Doka ka firmosur me skuadrën e NK Goricës në Kroaci.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Falimnderit Tirona ime E nisa qe? fe?mije? me ke?to ngjyra me mendjen pe?r te? punuar pe?r te? arritur te? pe?rfaqesoja denje?sisht ke?te? bluze?. Arrita me shume? pune?, sakrifice? dhe shume? pasion te? pe?rfaqe?soja qytetin e Tirone?s dhe ekipin bardheblu, jam shume? krenar pe?r ke?te? arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e pare?. E?shte? shume? e veshtire? pe?r mua ta them por erdhi momenti te? ndahem nga ngjyrat e ekipit te? zemre?s, te? ndahem nga tifoze?t bardheblu. Dua te? falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua , Klubin e Futbollit Tirana pe?r munde?sine? qe me? dha te? arrija ne? ke?to nivele, falenderoj te? gjithe? tranjeret dhe vecanerisht Presor Egbon dhe bashke?lojtare?t qe? kemi luajtur nde?r vite, falenderoj familjen time pe?r mbe?shtetjen e madhe. Sigurisht dua te? falenderoj pe?rzeme?rsisht tifoze?rine? me? te? zjarrte? ne? bote?, ate? bardheblu. Nuk e?shte? nje? Lamtumire?, por nje? Mirupafshim! #forcatirona ????

A post shared by Albi Doka17 (@albi.doka) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco