Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Debutoi me Juventusin, Vrioni: Një ëndërr e bërë realitet, stimul për tu rritur më shumë

Debutoi me Juventusin, Vrioni: Një ëndërr e bërë realitet, stimul për tu rritur më shumë

13:24, 03/08/2020

Data 1 gusht 2020 do të mbahet mend gjatë nga futbollisti shqiptar, Xhiakomo Vrioni. 21-vjeçari i cili ka spikatur në Juventus U23, debutoi në ekipin e parë të drejtuar nga Maurizio Sarri në ndeshjen e humbur 1-3 kundër Romës.

Ai u aktivizua nga tekniku italian në minutën e 79, kur zëvendësoi Gonzalo Higuain. Një moment i paharrueshëm për sulmuesin, i cili u bë nga të paktët shqiptarë, që luan në një ndeshje zyrtare të kampionëve të Italisë.

Gëzimin Vrioni e ka ndarë edhe me mbështetësit e tij në “Instagram”. Sulmuesi ka shpërndarë një video nga momentet e debutimit, ku shkruan: “Një ëndërr që bëhet realitet, një mbrëmje e paharrueshme dhe një stimul i mëtejshëm për të vazhduar të rritem dhe të përmirësohem çdo ditë e më shumë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco