Menemespor e “dashuruar” me shqiptarët, kërkon transferimin e talentit të Teutës

Menemespor e “dashuruar” me shqiptarët, kërkon transferimin e talentit të Teutës

11:48, 03/08/2020

Lorenco Vila nuk do të luaj për Teutën sezonin e ardhshëm. 21 vjeçari do të transferohet në Turqi, te skuadra e Menemenspor.

Kështu pretendojnë mediet turke, që citojnë edhe zyrtarin e këtij  ekipi, Recep Ersoy: “Lorenco Vila është një futbollist cilësor si 23-vjeçari Nigerian, Bernard Bulbëa, të cilin e transferuam së fundmi.”

Image

Skuadra nga Izmiri ka arritur marrëveshjen me Vilën, i cili gjatë këtij sezoni tundi 11 herë rrjetat e rivalëve. Gjithsesi, nuk zbulohen detajet rreth akordit apo shumës që do të mund të përfitojë Teuta.

Talenti durrsak do t’u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për këtë skuadër në Ligën e Parë të Turqisë, dy ish-futbollistëve të Laçit, Gentian Selmanit dhe David Domgjonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco