Skënder Gega prezantohet si trajner i Kukësit: Do punojmë fort, flasim pas 1 viti për kontratën

Skënder Gega prezantohet si trajner i Kukësit: Do punojmë fort, flasim pas 1 viti për kontratën

11:22, 03/08/2020

Kukësi prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri, Skënder Gega. Pas largimit të Orges Shehit, klubi verilindor arriti akordin me ish-trajnerin e Partizanit. Gjatë prezantimit të teknikut tropojan, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

Gjatë fjalës së tij, Gega tha se kjo është një sfidë për të, dhe se nuk ka frikë. 56 vjeçari u pyet për planet e merkatos së verilindorëve, ku deklaroi se nuk ka ndërmend të kontaktojë lojtarë brenda apo jashtë Shqipërisë që janë nën kontratë me klubet respektive.

Në lidhje me pjesëmarrjen në Ligën e Euroës, tekniku i ri i Kukësit u shpreh optimist për të kaluar raundin e parë.

“Largimet nga Kukësi – Janë larguar, edhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpunimin. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha, do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, po të shikojmë me qetësi. Asnjë person që është nën kontratë në kampionatin tonë, kurrë se kam çuar në mendje ta kontaktojë.

Kontrata – Është 1-vjeçare. Është sfidë nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shikojmë ndeshjet e Europës. Të bëjmë një paraqitrje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin. Për kontratën time të flasim pas një viit. Nga paraqitja e një viti me Partizanin me Marinborin kam mësuar shumë. Championsi dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Jam më optimist se ekipi është më i konsoliduar sesa Partizani vjet. Do të punojmë fort, nuk mund të planifkojmë sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash avash.

Të jem i sinqertë. Kukësi ishte afër për të dalë kampion, është i rëndësishëm. Futbolli në Shqipëri këtë vit, nuk ka ndodhur më para, është aktivizimi i moshave të reja. Është gjë pozitive që prodhimi jonë po promovohet.”, deklaroi Gega.

Në prezantimin e tij si trajner i Kukësit Skënder Gega u shpreh se edhe nëse klubit verilindor i bllokohet merkatoja, ka lojtarë cilësorë që mund ta çojnë sezonin para.

Në lidhje me objektivat e Kukësit, Gega shtoi se ambiciet e tij përputhen me ato të klubit.

“Pranon ofertën e Kukësit në tentativën e tretë – Është e vërtetë që kam qenë dy herë në bisedime me Kukësin. Trajnerët takohen, presidentët takohen. Nuk është e thënë të biem gjthmonë dakord. Është një fjalë shqip: ‘gjuha të zgjidh, gjuha të lidh’. Ja ku jei sot, jam i kënaqur që jam te Kukësi.

Premtimet për Kukësin – Nuk e di çfarë premtimi kanë dhënë trajnerët, ish-trajnerët te Kukësi. Varet se çfarë tenton dhe si e shikon. Nuk e kam premtuar gjë, me drejtorin dhe klubin kam thënë se do të bëjmë të pamundurën. Kukësi ka kualiet. Është ekip me cilësi, pavarësisht është apo nuk është Skënder Gega. Ambiciet e klubit janë dhe ambiciet e mia. Nuk kam asnjë lloj presioni. I dua sfidat e reja.

Merkatoja e bllokuar e Kukësit – Unë jam teknik, jam i sigurtë që nuk do të bllokohet merkatoja. Edhe në rast të një vendimi ekstrem, Kukësi, ka një grup fantastik lojtarësh dhe të ecim me optimiziëm. Po punojmë gjatë gjithë kohës me drejtorin Nexhipin për ofertat dhe lojtarët Nuk dua t’i bëj publike. Besoj se do të ketë gjëra të reja”, u shpreh Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco