Muriqi i qëndron besnik Fenerbahces: Dua ta mbyll karrierën ketu!

Muriqi i qëndron besnik Fenerbahces: Dua ta mbyll karrierën ketu!

10:31, 03/08/2020

Vedat Muriqi i ka hedhur poshtë thashethemet rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi kosovarë është shprehur se shpreson që karrierën ta përfundojë te Fenerbahce e të bëhet një legjendë e skuadrës turke të futbollit

Për Muriqin është përfolur shumë në dy merkatot e fundit. Ai kërkohej nga klube të ndryshme evropiane.. Megjithatë prizrenasi është i qartë për të ardhmen e tij.

I pyetur nga televizioni turk NTV për të ardhmen, Muriqi tha se dëshiron të futet në histori e Fenerbahces, duke fituar tituj vendorë dhe evropian.

“Unë i shërbej komunitetit që kam ëndërruar. Dua ta fitoj tituj kampion këtu dhe të korr sukses të madh në Evropë”, tha Muriqi për NTV.

Është përfolur se shumë klube angleze, përfshirë Tottenhamin e Jose Mourinhos, e duan kosovarin, i cili i ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 36 ndeshje për Fenerin këtë sezon.

Por ai këmbëngul se synimi i tij është të pensionohet në fanellën verdhekaltër.

“Unë gjithmonë them se karrierën dua ta përfundoj këtu”, shtoi 26-vjeçari.

Mediat turke shpesh kanë raportuar se Fenerbahce mund ta shesë Muriqin, i cili mund të kushtojë më shumë se 20 milionë euro, për t’i balancuar llogaritë në kohë krize të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Muriqi ka kontratë me gjigantin e Superligës turke deri në qershor të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco