Ronaldo 'rinovon' në rrjetet sociale me Juventusin: Dua titullin tim të tretë!

Ronaldo 'rinovon' në rrjetet sociale me Juventusin: Dua titullin tim të tretë!

10:03, 03/08/2020

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luaj për skuadrën e Juventus. Konfimim që vjen nga vetë portugezi në një postim të bërë në rrjetin social Instagram.

Jo se kishte dyshime të mëdha mbi këtë temë, duke pasur parasysh që ai ka kontratë deri në vitin 2022 me bardheznjtë dhe kurrë nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie.

Megjithatë, postimi i bërë tregon edhe një herë dëshirën e tij për të fituar sërish tituj me Juventusin dhe vërteton se Cris beson fuqimisht në projekt dhe se është i lumtur në Torino.

“ I lumtur që fitoi dy nga nëntë titujt radhazi të fituar nga Juventusi në Serie-A! Duket e lehtë por nuk është! Vit pas viti me talent, përkushtim dhe punë të palodhur mund të arrini synimet tuaja dhe të jeni më të mirë se më parë! Përpara për titullin tim të tretë” , shkroi Ronaldo.

Një mesazh ky që ka lumturuar botën bardhezi pas festës së titullit të nëntë radhazi kampion në Itali. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco