Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

E ardhmja e Ngo? flet agjenti: Klubi i Tiranës nuk i ka bërë ende një ofertë për rinovim

E ardhmja e Ngo? flet agjenti: Klubi i Tiranës nuk i ka bërë ende një ofertë për rinovim

08:47, 03/08/2020

Majkëll Ngo dhe Tirana nuk e kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët midis tyre për rinovimin e marrëveshjes.

Në një prononcim për mediat, agjenti i sulmuesit britanik, Mario Cenolli deklaroi se klubi i Tiranës nuki ka bërë ende një ofertë Ngo-s.

“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund fitoi më i miri. Në ndeshjet e kampionatit, Tirana ka pasur gjithmonë probleme ndaj Teutës por durrsakët këtë mbrëmje ishin më të vendosur.

Ngo deri sot (dje) ishte lojtar i Tiranës. Nesër ai do të ulet me presidentin e Tiranës dhe të bisedojë për të ardhmen. Kritika sot ishte vetëm për një rast që pati, ai duhet ta shënonte të hapte lojën. Unë shoh intersat e lojtarit, ishte ekipi që duhet të bënte një ofertë por ata nuk e bënë. Mbase po prisnin ndeshjen e Kupës.

Unë kam pasur interesime nga kampionate të ndryshme por nuk kam diçka konkrete. Lojtari ka nevojë për pushime tashmë dhe javës tjetër do ta mësojmë nëse ai do të qëndrojë tek Tirana apo do të lëvizë”, deklaroi Cenolli për “Ora News”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco