Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Kallaku: Jam i lumtur që sollëm një trofe në Durrës, zgjodha të luaj në një kampionat të fortë

Kallaku: Jam i lumtur që sollëm një trofe në Durrës, zgjodha të luaj në një kampionat të fortë

08:34, 03/08/2020

Sherif Kallaku e mbylli me një trofe aventurën me Teutës, një sukses që e motivon akoma më tepër talentin shqiptar për të patur një karrierë të suksesshme edhe jashtë vendit. Kallaku në një prononcim pas ndeshjes e komentoi kështu triumfin e Teutës së tij.

“Teuta e kishte si projekt që të shpallej kampion, por kishte edhe synim që të sillte në Durrës një trofe. Jam shumë i lumtur që sollëm një trofe në Durrës. Shpresoj që Teuta të ketë vazhdimësi dhe të vazhdojë me suksese. Në Shkodër ka qenë 2-0 dhe në besuam që edhe me një gol dhe i lumtur që arritëm këtu. Jam shumë i lumtur për hapin  e madh që do bëj, por edhe për faktin se kam lënë një shije të mirë këtu. Shpresoj që të kem një karrierë të suksesshme tani dhe në të ardhmen pse jo të rikthehem këtu. Zgjodha një kampionat të fortë, një vend ku është një trampolinë shumë e mirë për mua. Do punoj fortë për të ecur sa më shumë, pasi dëshira e madhe është të ec para dhe të rritem.”, u shpreh Kallaku për "SuperSport".

Menjëherë pas kësaj sfide numri 10 i durrsakëve do të udhëtojë drejt Kroacisë për të nisur aventurën me Lokomotivën e Zagrebit që ka blerë kartonin e tij për një shumë modeste prej 150 mijë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco