Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta uron Teutën: Përgëzime ‘Djemve të Detit’ për trofeun e rëndësishëm

Meta uron Teutën: Përgëzime ‘Djemve të Detit’ për trofeun e rëndësishëm

22:59, 02/08/2020

Pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës, ku kjo e fundit ngriti trofeun e rëndësishëm, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit Meta për ekipin bregdetar.

Në postimin e tij në Facebook, presideni Meta ka përgëzuar "Djemtë e Detit" për trofeun e rëndësishëm dhe u ka uruar atyre sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë!

Përgëzime "Djemve të Detit" për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco