Porto fiton Kupën e Portugalisë për herë të 17-të në histori

Porto fiton Kupën e Portugalisë për herë të 17-të në histori

09:01, 02/08/2020

Porto është fituesja e edicionit të 80-të të Kupës së Portugalisë. “Dragonjtë” mposhtën në finale Benfikën me rezultatin e ngushtë 2-1.

Fillimi u sfidës ishte mjaft i ekuilibruar, pa shumë shanse për të thënë të vërtetën. Në minutën e 38, Luis Diaz la Porton me dhjetë lojtar, pasi mori të verdhën e dytë. E megjithatë, në pjesën e dytë, ishte klubi nga Portugalia veriore që mori në dorë fatet e ndeshjes. Chancel Mbemba shënoi për bardheblutë, me një goditje me kokë (0-1, 47). Vetëm pak minuta më vonë ish-futbollisti i Anderlecht dyfishoi sfidën, me një goditje përsëri me kokë, (0-2, 58-të). Carlos Vinicius ngushtoi diferencën disa minuta nga fundi me anë të një penalltie, por Porto arriti të rezistoi (1-2, 84). Kjo është hera e shtatëmbëdhjetë që Porto fiton këtë titull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco