Juventus e mbyll me humbje, fitojnë Inter e Milan

Juventus e mbyll me humbje, fitojnë Inter e Milan

22:53, 01/08/2020

U luajtën mbrëmjen e sotme, 4 ndeshje në Serie-A, të cilat mbyllin një pjesë të javës së fundit të kampionatit italian.

Kështu, Interi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Atalantës në transfertë. Golat e shënuar nga D’Ambrosio dhe Young në pjesën e parë vendosën rezultatin e sfidës.

Rezultat pozitiv mori edhe Milanin, të cilët fituan ndaj Cagliarin 3-0. Autogoli i Klavan dhe golat e Ibrahimovic e Castilljeos i dhanë fitoren ekipit milanez.

Ndërkohë, Juventus gaboi përballë Romës në shtëpi, pasi u mposhtën nga këta të fundit me rezultatin 1-3. Për verdhekuqtë shënuan Kalinic dhe Perotti (2), ndërsa golin e vetëm për bardhezinjtë e realizoi Higuain.

Fitore mori edhe Napoli që mposhti Lazion në shtëpi. Të kaltërit fituan me rezultatin 3-1 ndaj kryeqytetasve. Golat për skuadrën e Napolit u realizuan nga Ruiz, Insigne dhe Politano, ndërsa Immobile ishte ai që shënoi golin e vetëm për Lazion. Ky i fundit arriti në kuotën e 36-të golave në kampionat, duke fituar Këpucën e Artë për edicionin 2019/20, duke lënë prapa tij emra si Robert Leëandoëski e Cristiano Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco