Batha: Synojmë fitmin e Kupës së Shqipërisë

Batha: Synojmë fitmin e Kupës së Shqipërisë

21:48, 01/08/2020

Idriz Batha pret të bëjë “bis” në sezonin e tij të parë me Tirana. Mesfushori energjik parashikon një ndeshje të bukur ndaj Teutës në finale, ku shpreson të dalin triumfues.

Si duket finalja e Kupës sapo pasi ke fituar titullin?

Finalja e Kupës mbetet për t’u fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj ta arrijmë me sukses.

Si është fryma në skuadër?

Pa diskutim që do të japim maksimumin dhe do ta vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi, si të thuash, ka një gjendje “ekstaze”, pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit, është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta ka qënë një kundërshtar i vështirë pasi keni ndarë pikë të barabarta në kampionat. Si e vlerësoni ndeshjen?

Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë, por e bukur.

Fituat titullin e parë kampion me Tiranën, ju nxit ideja të hapni një cikël fitues? A do e rinovoni kontratën?

Do të më pëlqente të krijonim një grup, që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund të shkojë shumë lart.

Sa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do të jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Sa ju penalizon fakti që në Champions do të luani shumë shpejt, duke menduar anën fizike?

Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur, prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco