PSG i prish punë Liverpool-it dhe Man City-t, hyn në garë për futbollistin e Bayern Munich

PSG i prish punë Liverpool-it dhe Man City-t, hyn në garë për futbollistin e Bayern Munich

18:49, 01/08/2020

PSG dëshiron blerjen e futbollistit të Bayern Munich, Thiago Alcantara. 

Sipas asaj që raportohet nga "Le10Sport", në fakt, klubi francez tashmë ka dorëzuar një ofertë te bavarezët për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll. Bayern thuhet se është i gatshëm të heqë dorë nga ish-lojtari i Barcelonës.

Mirëpo parisienët nuk do ta kenë dhe fort të lehtë pasi për mesfushorin spanjoll interesohen edhe dy klube angleze, Liverpool dhe Manchester City. Kontrata e Alcantara-s me bayern skadon në qershor 2021 dhe drejtuesit e skuadrës gjermane po presin një ofertë prej 30 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco