Lotito i inatosur me trajnerin Ventura: Ky copë m…, ky është i çmendur!

Lotito i inatosur me trajnerin Ventura: Ky copë m…, ky është i çmendur!

17:50, 01/08/2020

Salernitana u mund 2-1 me përmbysje mbrëmjen e djeshme nga Spezia, duke humbur kështu mundësinë për t’u ngjitur në Serie-A.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Ventura ka mbetur jashtë tetë të parave dhe Claudio Lotito nuk ka qenë shumë i kënaqur.

Siç ka bërë të ditur iltempo.it, në fakt, pronari i Lazio-s, bashkëpronar edhe Salernitana-s, ka komentuar në telefon, në një restorant, zgjedhjet e bëra nga Ventura gjatë ndeshjes:

“Ky  copë m…, ky është i çmendur: ka hequr Akpa-n në mesfushë… ka prishur gjithçka… gjithmonë me këtë Maistro”, ka thënë Lotito i zemëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco