De Laurentiis: Osimhen është një bomber. Milik tek Juve? Nëse e duan, duhet të paguajnë!

De Laurentiis: Osimhen është një bomber. Milik tek Juve? Nëse e duan, duhet të paguajnë!

17:31, 01/08/2020

Intervistuar  nga “Corriere del Mezzogiorno” , presidenti i Napoli Aurelio De Laurentiis komentoi afrimin më të ri te skuadra e tij,Victor Osimhen, një blerje mjaft e rëndësishme për të kaltërit: "Sigurisht që është një investim i kushtueshëm, por është një sulmues i fortë që drejtori ynë sportiv Giuntoli e pëlqeu shumë. Një sulmues që shënon 30 gola. E takova  dhe më la përshtypje mjaft të mira".

Po ashtu flitet për Arkadiusz Milik , i cili shihet gjithnjë e më larg Napolit: “ Ai është në merkato, do të shkojë tek ofertuesi më i mirë. Juve? Nëse ajo është e interesuar, duhet të paguajë. Pa zbritje. Milik nuk dëshironte të largohej, por nëse do të qëndronte mund të mos ishte pjesë e zgjedhjeve të Gattuso-s. Scudetto e Juve-s? Nuk befasohem, më vjen mirë për mikun tim Andrea Agnelli, " përfundoi presidenti i Napolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco