Klubi i Kukësit komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë, iu përfundoi kontrata

Klubi i Kukësit komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë, iu përfundoi kontrata

16:24, 01/08/2020

Pas trajnerit Orges Shehi, Kukësit i japin lamtumirën zyrtarisht edhe dy futbollistëve, sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësit Gëzim Krasniqi. Lamtumira e Shkurtaj dihej prej kohësh pasi ishte vetë bomberi që nuk rinovoi kontratën me verilindorët ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë larguar edhe qëndërmbrojtësin Krasniqi i cili ashtu si Shkurtaj duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën. Mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e Krasinqit dhe e Shkurtajt do të jetë në Shqipëri apo në një kampionat tjetër. Vasil Shkurtaj në një sezon e gjysmë me Kukësin mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, arriti të shënonte 32 gola në total duke fituar dhe 1 trofe.

“Klubi i Kukësit njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve ju ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar. Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!“, shkruan FK Kukësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco