Legjenda e futbollit italian humb njeriun më të shtrenjtë

Legjenda e futbollit italian humb njeriun më të shtrenjtë

14:03, 01/08/2020

Florindo, babai i kampionit, Roberto Baggio, ka ndërruar jetë ditën e sotme në një shtëpi pushimi.

Ai ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare.

Këtë e bëri të ditur familja, e cila jeton në Caldogno.

Florindo ishte martuar me Matilde dhe, përveç Robertos, kishin dhe shtatë fëmijë të tjerë.

Kampioni blu, simbol i gjallë i futbollit italian, mbi të cilin do të xhirohet një film ishte i gjashti.

Edhe vëllai i tij Eddy ishte futbollist.  

Robyn ishte shumë i lidhur me prindërit e  tij, intimitetin e të cilëve ai e ruante me xhelozi.

E vetmja gjë që është thënë nga Florindo për djalin e tij Roberton është se ai dëshironte ta bënte një çiklist.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco