Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Çudira nga Kategoria II/ Portieri i Tomorit: Në Delvinë doli gjarpri në fushë, na futi frikën!

Çudira nga Kategoria II/ Portieri i Tomorit: Në Delvinë doli gjarpri në fushë, na futi frikën!

12:01, 01/08/2020

Kategoritë e ulëta në futbollin shqiptar shpesh prodhojnë ‘çudira’, ndërsa portieri i Tomorit ka treguar një histori sa të frikshme aq edhe komike.

Andrea Shumeli ka qenë titullar i padiskutuar te beratasit këtë sezon, ndërsa ka treguar vështirësitë e të qenit futbollist në Shqipëri.

Sipas tij, në ndeshjen ndaj Butrintit e zhvilluar në Delvinë, në fushë ka dalë gjarpri gjë që ka alarmuar lojtarët, raporton newsport.

‘Kisha dëgjuar ngjarje të rëndomta që ndodhnin në kategoritë inferiore, por jam befasuar nga ato që më kanë parë sytë.

Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë dhe dënime ekstreme por jo në të gjitha rastet relatohet nga zyrtarët e ndeshjes.

Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër’, ka thënë mes të tjerash portieri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco