Pirlo prezantohet si trajner i Juventusit: Do bashkëpunoj me Sarrin

Pirlo prezantohet si trajner i Juventusit: Do bashkëpunoj me Sarrin

22:35, 31/07/2020

Andrea Pirlo është zyrtarizuar dhe është prezantuar ditën e sotme si trajneri i Juventusit U-23.

Ekipi që ka në përbërje edhe sulmuesin e talentuar shqiptar, Xhakomo Vrioni, do të ketë mundësinë të trajnohet nga një legjendë e futbollit italian, por edhe atij botëror.

Ish-mesfushori nis kështu jetën e re në futboll, ndërsa në prezantimin e tij ka shfaqur edhe idenë e tij mbi futbollin që do të aplikojë.

Filozofia është e thjeshtë, të dominojë lojën.

“Skuadra ime duhet të dominojë lojën. Kam idetë e mia për futbollin. Pas disa javëve kurs, e kuptova që doja të bëja trajnerin. Kam gjithnjë shumë ambicioze, ashtu si edhe më parë.

Sarri? Do të takohemi për të pasur një bashkëpunim të mirë. Ndërkohë, djemve duhet t’i bëj të kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për Juventusin, si dhe sakrificat që duhen për të arritur në ekipin e parë”, u shpreh Pirlo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco