Haland e ka një mision për sezonin e ri: Të ndalojmë Bayernin

Haland e ka një mision për sezonin e ri: Të ndalojmë Bayernin

21:32, 31/07/2020

Borusia e Dortmundit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haland mezi po pret startin duke premtuar gola me shumicë për skuadrën e tij.

“Kemi mjaftueshëm kualitet në skuadër për të fituar kampionatin. Por kjo nuk mund të ndodhë vetëm duke folur, por duke djersitur në fushën e lojës”, tha 20-vjeçari.

“Përgatitjet sapo kanë nisur dhe në këtë fazë duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’u përmirësuar. Tani e njoh më mirë grupin dhe mund të them se jam integruar në mënyrën më të mirë”.

Haland është i bindur se edhe këtë sezon skuadra e Borusias do të ketë një mision të vështirë, të mundë Bayernin.

“Sigurisht që kampionët në fuqi janë gjithmonë favoritë për ta fituar sërish kampionatin. Por ne duam t’i ndalojmë ata. Ndeshja e fundit me ta tregoi se diferenca nuk është shumë e madhe. Nëse mësojmë nga gabimet tona, atëherë mund ta synojmë seriozisht titullin”, tha Haland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco