Igli Tare sjell te Lazio sulmuesin e Real Madridit

Igli Tare sjell te Lazio sulmuesin e Real Madridit

18:16, 31/07/2020

Igli Tare po punon që të sjellë tek Lazio sulmuesin e Real Madrid, Borja Majoral.

Ky i fundit dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar tek Levante ku ka shënuar 14 gola.

Gazetari Alfredo Pedula shkon më tej ku pretendon se akordi mes dy klubeve është arritur për 15 milionë euro.

Majoral pritet të përfitojë një rrogë 2.7 milionë euro që me bonuse mund të arrijë deri në 3 milionë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë prej kohësh një ndër objektivat kryesorë të Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco