Brozovic në gjendje të dehur bën skandal në spitalin e Milanos

Brozovic në gjendje të dehur bën skandal në spitalin e Milanos

17:12, 31/07/2020

Sipas “ANSA”, policia lokale është dashur të ndërhyjë për të qetësuar mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili raportohet të ketë qenë i pirë në një nga urgjencat e qytetit të Milanos.

“ANSA” raporton se Brozovic po bënte debat në spital pasi donte të fuste pa radhë një mikun e tij që kishte probleme me këmbën.

Mesfushori i Interit mësohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe është qetësuar vetëm me ardhjen e policisë.

Më pas kroati i ka kërkuar falje të gjithëve, përfshirë edhe mjekëve të urgjencës.

Brozovic nuk po kalon një moment të mirë në jetën personale, pasi pak kohë më parë u gjobit nga Interi dhe iu hoq patenta nga policia, pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco