Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë mbyll para kohe karrierën

Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë mbyll para kohe karrierën

16:44, 31/07/2020

Benedikt Howedes, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tërhiqet nga futbolli për arsye familjare.

32-vjeçari mbylli marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës me konsensus të dyanshëm muajin e kaluar, teksa kampionati rus ishte i pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Howedes ka deklaruar gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel” se tani, krejt papritur, po e ndien të pa rëndësishëm futbollin.

Mbrojtësi i rritur te Schalke, ka veshur edhe fanellën e Juventusit në sezonin 2017-2018.

Howedes u transferua në Rusi te Lokomotiva e Moskës në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco