Shtyhet festa e titullit në Serie A, Juventusi mposhtet nga Udinese

Shtyhet festa e titullit në Serie A, Juventusi mposhtet nga Udinese

21:37, 23/07/2020

Nuk ka festë të titullit kampion në Udine.

Juventusi ka pësuar një humbje shokuese 2-1 përballë Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Edhe pse “Zonja” kaloi e para në avantazh me anë të De Ligt, në të dytën Nestorovski barazoi për vendasit, para se Fofana të vendoste rezultatin final të sfidës në 2-1, në sekondat e fundit të takimit.

Me këtë humbje të Juventusit, shtyhet festa e titullit kampion në Itali. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri udhëheq Serinë A me 6 pikë diferencë nga Atalanta e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco