E ardhmja e Ibrahimovic? Ja përgjigja që jep trajneri i Milanit!

E ardhmja e Ibrahimovic? Ja përgjigja që jep trajneri i Milanit!

21:20, 23/07/2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thurur elozhe për Zlatan Ibrahimovic.

Pas paraqitjeve fantastike ditët e fundit të suedezit, Pioli ka lënë të hapur mundësinë për të vazhduar kontratën me “bomberin” 38-vjeçar.

“Kontributi i Ibras ka qenë i jashtëzakonshëm në aspektin teknik dhe në sa i përket karakterit. Duhet ta shohim nëse ekziston akoma mundësia dhe dëshira për të vazhduar së bashku”.

“Pas 2 gushtit, do të ketë kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar situatën në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco