David Villa akuzohet për ngacmim seksual: New York City hap një hetim

David Villa akuzohet për ngacmim seksual: New York City hap një hetim

14:39, 23/07/2020

David Villa është në telashe.

New York City FC ka njoftuar se ka hapur hetim të brendshëm për akuza e bëra për spanjollin 38 vjeçar nga një ish- praktikante përmes Twitter-it.

'Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë hetim dhe nuk do të tolerojmë asnjë ngacmim të çfardo lloji në çdo sektor të jetës tonë. Ne kemi filluar menjëherë hetimet për të’ është shprehur klubi.

'Skyler B' kështu  është identifikaur në media vajza që akuzon Villën është shprehur:

“Besoja se isha para një mundësie të jetës kur mbërrita tek Neë York City, por isha e detyruar të duroja cdo ditë gjestet e ledhat e papërshtatshme të David Villa ndërsa shefat e mi qeshnin e talleshin me këtë gjë”, 

Mbrotja e David Villës-

Lojtari menjëherë me të dëgjuar këto akuza ka dalë me një deklaratë në të cilën theksoi qartë se ai kurrë nuk ka marrë ndonjë komunikim për rastin deri më tani, qoftë nga New York City ose nga vajza: Kam luajtur 4 vite në New York City dhe unë kam pasur gjithmonë respektin maksimal për ata që kanë punuar atje. E kam shumë të vështirë të kuptoj pse këto akuza nuk dolën më herët nëse do të kisha probleme gjatë kohës që unë qëndroja në klub. Unë do të bashkëpunoj plotësisht për të ruajtur emrin tim dhe atë të shoqërisë’ është shprehur Villa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco