Barcelona dhe Manchester City projektojnë shkëmbim lojtarësh

Barcelona dhe Manchester City projektojnë shkëmbim lojtarësh

14:05, 23/07/2020

Pas shkëmbimit të bujshëm me Juventusin mes Miralem Pjanic dhe Arthur, Barcelona përgatit një tjetër shkëmbim me peshë në merkato, këtë herë me Manchester City-n.

Bëhet fjalë për Nelson Semedon dhe Joao Cancelon.

Anësori portugez i Barçës pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili kërkon ta ketë në skuadrën e tij.

Ndërkohë, Joao Cancelo, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira te Manchester City gjatë këtij sezoni, kërkon të ndërrojë sërish ambient pas eksperiencave tek Interi dhe Juventusi.

Përveç Cancelos, Barça do të marrë nga City edhe 19-vjeçarin spanjoll Eric Garcia, i cili në këtë sezon është aktivizuar në 12 takime me Manchester City-n teksa në 17 prej tyre ka zbritur në fushë si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco