Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Ribery: Më mungon Mynihu, shpresoj që një ditë të rikthehem

Ribery: Më mungon Mynihu, shpresoj që një ditë të rikthehem

13:39, 23/07/2020

Franck Ribery luajti për 12 vite me Bayern Munchen, por në fund të sezonit të kaluar ai i dha fund aventurës me bavarezët.

Por zemra e tij vazhdon të rrahë për gjermanët. Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, francezi tregoi se sa shumë i mungonte Mynihu.

“Bayerni dhe Mynihu janë shtëpia ime e dytë. Më mungojnë kaq shumë gjëra, duke nisur nga shokët të cilët jetojnë aty”, tha Ribery.

Në 2007-ën, francezi mbërriti në qytetin gjerman duke fituar shumë tituj, ndër to edhe Champions-in në vitin e famshëm të tripletës.

“Shpresoj që një ditë të rikthehem aty. Uli Hënes ka qenë gjithmonë si një baba i dytë për mua. Më mungon shumë”, deklaroi francezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco