Gerti Muka në SYRI TV: Tirana meritoi titullin, Vllaznia i shpëton rënies nga kategoria

Gerti Muka në SYRI TV: Tirana meritoi titullin, Vllaznia i shpëton rënies nga kategoria

18:50, 22/07/2020

Trajneri i futbollit, Gerti Muka ka komentuar fundin e sezonit në Kategorinë Superiore.

Gjatë një interviste në emisionin e pasdites me gazetaren, Enkeleida Zeko, Muka theksoi se gara pothuajse është mbyllur një javë para fundit.

Gerti Muka gjithashtu u shpreh se Vllaznia nuk mund ta shmangw “Play Out” por sipas tij nuk bie nga kategoria.

“Gara pothuajse është mbyllur duke parë përplasjet që janë mes ekipeve dhe kalendari që favorizon apo disfarizon një ekip tjetër, pothuajse është mbyllur kampionati dhe llogaritë”, u shpreh ai.

Tirana – “Ndër vite është një ekip elitar dhe gjithë kohës ka pasur lojtarë të mirë dhe i kishte ardhur koha që të fitonte kampionatin. Këtë vit Tirana e meritoi më së miri titullin kampion.

Play Out, Vllaznia Është një skuadër që ka një traditë në futbollin shqiptar, është shumë e vështirë që ajo të shpëtojë nga “Play Out” duke parë kalendarin. Nuk ma merr mendja që Vllaznia nuk duhet të ketë frikë për të dalë nga kategoria, megjithëse është vetëm një ndeshje në “Play Out” shkodranët kam besim se do ta fitojnë dhe do të mbijetojnë në Kategorinë Superiore.

Dhuna në fund të sezonitEkipet nuk kanë seriozitetin e duhur as kur klubi menaxhohet nga privati as nga shteti. Ky është një problem i madh në kategoritë e ulëta është skandal i vërtetë me pagesat një futbollist nuk ka mundësi për të blerë një pije freskuese, rrogat janë katastrofë. Disa tregues që futbolli në kategoritë e ulëta është për të ardhur keq, kategoria e parë ose e dyta të gjitha ekipet janë për të ardhur keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco