Jashanica zbulon të ardhmen e tij, tregon se ka interesim nga disa klube!

Jashanica zbulon të ardhmen e tij, tregon se ka interesim nga disa klube!

17:14, 22/07/2020

Mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica ka folur për të ardhmen e tij.

Në një intervistë për “Indeksonline”, lojtari i përfaqësueses së Kosovës theksoi se gjatë merkatos ka pasur interesim nga klube të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“Po normalisht gjithmonë gjatë merkatove do ketë edhe lajme dhe lëvizje po për mua tani për tani jam pjesë e Skënderbeut dhe do jap maksimumin edhe këto dy ndeshje pastaj do shohim dhe vendimin e gjykatës federale që shpresojmë te dali pozitiv për ne”, u shprehë kosovari.

Merkato- “Po janë skuadrat si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe Maqedonia janë të interesuara për mua do të thotë skuadrat që do marrin pjesë ne Kupat e Europës kanë qarkulluar në media dhe për Kukësin sot po asgjë nuk ka konkrete deri tani thash jam pjesë e Skënderbeut dhe jam duke menduar vetëm për këtë”, shtoj Jashanica.

Në fund, Jashanica theksoi se nëse Gjykata Federale vendos në krah të Skënderbeut atëherë ai nuk do të largohet nga Korça.

“Po e them prapë nëse do dali vendimi pozitiv, do jem pjesë e Skënderbeut edhe për shumë vite të tjera, në të kundërtën do të ulem të flas me presidentin dhe do gjejmë zgjidhjen e përbashkët”, përfundoj Jashanica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco