Napoli merr ofertën e parë nga Manchester City për Kalidou Koulibaly

Napoli merr ofertën e parë nga Manchester City për Kalidou Koulibaly

14:28, 22/07/2020

Pep Guardiola është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë dhe Kalidou Koulibaly është i piketuari i spanjollit.

Së fundmi mediet angleze raportojnë se Manchester City ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, dhe ky i fundit po shërben si ndërmjetës për konkretizimin e transferimit të klientit të tij.

Sot mësohet se anglezët kanë bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Napolit.

Nga Italia bëjnë me dije se Guardiola ka ofruar 60 milionë euro, plus bonuse për Koulibaly-n.

Ofertë, e cila është refuzuar nga Napoli, pasi është bërë me dije edhe më parë se De Laurentis kërkon të paktën 75 milionë euro nga City për të lënë të lirë mbrojtësin.

Megjithatë, kjo ishte vetëm oferta e parë, me Cityn, që do vazhdojë të mundohet të bindë Napolin të lërë të lirë senegalezin.

Nëse ky transferim konkretizohet, do të ishte një sukses i madh për Manchester Cityn për shkak se mbrojtja ka qenë reparti që ka futur më shumë ujë këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco