Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Liverpuli ngre sot trofeun pas 30 vitesh, festa e titullit i ka kushtuar 1 milion paundë

Liverpuli ngre sot trofeun pas 30 vitesh, festa e titullit i ka kushtuar 1 milion paundë

13:23, 22/07/2020

Liverpuli do ta ngrejë trofeun e parë të Premier Ligës pas 30 vitesh me një spektakël të vërtetë dritash, ku lojtarët do të respektojnë distancimin social me ngritjen e një podi në tribunën kryesore të “Anfield Road”.

Nën tingujt e këngës së grupit Coldplay (“A Sky Full of Stars” – Një qiell plot me yje), “The Athletic” zbulon se kapiteni Jordan Henderson do të ngrejë trofeun në ceremoninë pa tifozë që do të zhvillohet sot pas ndeshjes kundër Chelseat.

Ceremonia mendohet se i ka kushtuar klubit 1 milion paundë, për shndërrimin e fushës në një festival të vërtetë dritash, ku tapeti do të errësohet totalisht, ndërsa trofeu do të ngrihet mes tingujve të muzikës, spektaklit të dritave dhe fishekzjarrëve.

Premier Liga u ka garantuar një leje të posaçme familjarëve të skuadrës për të qenë të pranishëm në stadium për të mos e humbur këtë ditë të veçantë të jetës të të dashurve të tyre.

Çdo lojtar i Liverpulit do të ketë një zonë të distancuar në platformë për të respektuar protokollet e sigurisë së Koronavirusit, ndërsa ai që do të japë medaljet është trajneri i fundit që fitoi titullin, legjenda Kenny Dalglish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Qimi22/07/2020 16:30

O INJORANTE! Shkruani gjith ato llafe dhe nuk shkruani sahatin mur do te behet ndeehja!!!!! Gazete koti ne te cilen çdo lajm paperjashtim eshte i fryre jashte realitetit.

Shto koment

Denonco